Maj 27

Komshija pardje më tha

U rrite për marshalla

je gati për t’u martuar

Vjehrrë për të pleqëruar

Pa kam një trim mustaqelli

dhëmbë rruazë e sy-ulli

Derë soji punë e madhe

dhomat për të hedhur valle

Epo mirë - thashë unë

Shoqet bënë të njëjtën punë

E më lanë vetmuar-ë 

Shtatë male kaptuar-ë

keshtu thashë të pranoj

e në punën time të shkoj

» »

Maj 15

sonte që menatë

me shoqet në krua

qeshnim me lot

me bëmat e tua

djalë i vetëm ti

prej soji të shquar

po pse u lëshove

si dem i tërbuar?

tek më kishe mua

në donje një nuse

pse të hodhi dreqi

tek zuska e kuçe?

» »

Pri 29

shtiu Marua më Sinanë

ndaj e muarën e ia dhanë

ish i gjatë e ish i dukur

po i bëshëm po i futur

edhe Marua ish puntore

e bukur edhe pastërtore

 derë e mirë me domosdo

S’qaste Sinani do si do

u bë një dasëm e madhe

edhe qëntë hodhën valle

plot një javë zgjati gostia

lojti mendsh gjithë njerzia

» »

Pri 28

Se s’më deshe ti nuk u bë qameti

Bota nuk u ndal, s’shua rrëmeti

Se s’deshe të të dua, vaj medet për mua

Jo se m’u bë vonë që s’u bëra grua

Por sepse diku thellë në fshehtësi

Brenga nuk fle, s’më le në qetësi

» »

Shk 8

“pune pune nate e dite qe te shohim pakez drite”

kjo eshte motoja e nje jete te rrembyer, qe fillon ne mengjez heret e mbaron ne mbremje vone, nje jete pa shkronja speciale te gjuhes tende, me copeza mendimesh te vjedhura aty-ketu, me njolla rimeli nga shkundja e trenit te mengjezit, me koncerte rruge nga artiste vertet te uritur, nje jete e mbushur me profete te cmendur, kliente te shqetesuar, fatura te pafundme e borxhe pozitive.

ah, c’na more ne qafe o Naim!

Next Entries »