merre me leng se mishi u mbarua
Gjyshes
Kjo neneja ime
naten me hene
ne oborr me rri
mendohet per mua
po varza ku vate
c’pati qe u harrua?
duhet te kish ardhur
te me kish pleqeruar
oborrin te ma kish lare
Argaline punuar
perse me iku tutje
atje ku nuk jam une
buke ka dhe ketu
e ka nje qerre pune
nga larg me puth duart
dollare me dergon
Etyd
se do që të marrë grua
do të ketë qymezë e tija
edhe zocka pikëllinja
foletë me koqe ve
lafsha t'i tundet me nge
ardhi koha të gëzonet
me pulat të trashëgonet
aty pari shkon një trim
të pijë një ujë në burim
e të presë kaleshen-ë
të bukurën si atë
pa ia merr këngës trimi
pritje
hap të gjatë e pushkën ngrehur
tek kalon mbi vreshtën tënë
harron të ma bënj me shënjë?
a të dal në oborr vallë?
a të pres gurin stërrall
një shkëndijë të më nxjerrë
a në penxhere të më bjerë
a të pres flladin e darkës
të shuajë thëngjijt e vatrës
mbase pret pulat të flenë
Licka
të dërgoi babai në ara
dhe të tha ti ec përpara
ti s'e dije ku të shkoje
po u nise fare pa droje
rrugës gjatë, rrugës larg
Lickë u bëre azatkë
vetë burrë e vetë grua
vetë mish e  vetë thua
vetë zot e vetë shkop
vetë bej e vetë rob
vetë bujk e vetë bari
Sëmurë
buzët të janë derdhur
ethet të kanë shkundur
sa një grusht je mbledhur
në krevat po dergje
nën velenxë rënkon
në këmbë nuk ngrihe
dot mua s'më takon
mërzite edhe ankohe
çudite mëhallën
po mirë a derëbardhë
se do t'ia gjejmë anën
do pres që të shërohe
se fajin s'ta ka flama
që bredh lule më lule
tek bëhem gati për udhë
po mbushet sahati
t'i hip aeroplanit
të shkoj te jetëgjati
ai që më ka vluar
më pret si ujë i pakët
t'i hekuros këmishët
t'i gatuaj darkën
t'i pastroj shtëpinë
t'i mbaj nderin lart
t'i shtoj katandinë
femijët t'ia mbart
nuk e di moj motër
pse pret ky nga mua
tre javë vetëm parë
tre ditë të bashkuar
po ç'të bëj jam nuse
Je
Je engjull kur nuk je dreq
je i paqmë kur s'je luftarak
je gojëartë kur s'je marmarak
je kokëplotë kur s'e ke bosh
je i kthjellët kur s'je sarahosh
je i qartë kur s'turbullohesh
je i ëmbël kur nuk hidhërohesh
je mor je, po s'je për mua
Dhembin kaq ta besh
i shuar u shofsh nder vete
i re portes sa e shkunde
i re kokes e bere krunde
theve xhamat e shtepise
edhe tjegullat e catise
pa merove mblesen e gjore
se e conje ore per ore
te trokiste ne dere tene
mua t'me vlonte ne tyne
unje syte e vrenjte ballin
po askush s'ta qau hallin
Fustani
Të bukur që aman aman
Pa ç’më rrinte krëk në trup
Çupë për t’u pirë në kupë
Dukesha (ajo që jeshë)
Bojalleshë dhe sojlleshë
E bukur ndalu më mua
Misi s’më vinte as në thua
E vesha te dasma e Lejlasë
Se kishte kushërinjtë nga jashtë
Keshnë ardhur nga Gjermania,
Amerika dhe Greqia
Kërkonin nuse të mira
Kafeja
Një plakë dhe tri të reja
Një martuar, një e vluar
Një për burrë e dëshëruar
Edhe plaka është pa burrë
I ka vdekur që qëkur
Kthejnë filxhanin e kafes-ë
E lëçit Marua e Salihes-ë
Kur të vijë nga e vjehrra
Lëre ç’halle ka e mjera
Nuk i qeshi buza kurrë