Lickë moj, dreqkë moj kur u rrite
të dërgoi babai në ara
dhe të tha ti ec përpara
ti s’e dije ku të shkoje
po u nise fare pa droje
rrugës gjatë, rrugës larg
Lickë u bëre azatkë
vetë burrë e vetë grua
vetë mish e vetë thua
vetë zot e vetë shkop
vetë bej e vetë rob
vetë bujk e vetë bari
Lickë, po bën prokopi?
Licka qesh e nuk flet
është vajzë me terbiet
të atin e mban si zotni
të ëmën mbuluar me flori
dreqkë ka mbetur akoma
tek barit në baçhet tona
Lickë moj dreqke moj, kur u rrite,
mbajte një shtëpi me simite
me kajmak e me reshedi
lumsi fshati tërë për ty