Mar 10

Gjeta kete tek peshku…Meqe ishte dhe 8 marsi…Gezuar!

Kjo neneja ime
naten me hene
ne oborr me rri
mendohet per mua
po varza ku vate
c’pati qe u harrua?
duhet te kish ardhur
te me kish pleqeruar
oborrin te ma kish lare
Argaline punuar
perse me iku tutje
atje ku nuk jam une
buke ka dhe ketu
e ka nje qerre pune
nga larg me puth duart
dollare me dergon
e c’i dua te uruarat
kur s’me telefonon?
harron se kush eshte
se kush e beri grua
s’do as memedhene
c’do me doje mua
e une c’te them
si t’ia shpjegoj

po bej vec detyren
qe memedheu kerkoi?
kur e mora thirrjen
uraten kur me dha
aq larg kur me nisen
do beja dhe pa ta
do prisja nje pjese
nga shpirti im i ri
do te rrisja nje tjeter
te mbaja nje Shqiperi
Pa mendohet nenja
ne oborrin me hene
e memedheu mua
ka kohe s’me ka nxene

Shk 2

këndon gjeli përmbi krua

se do që të marrë grua

do të ketë qymezë e tija

edhe zocka pikëllinja

foletë me koqe ve

lafsha t’i tundet me nge

ardhi koha të gëzonet

me pulat të trashëgonet

aty pari shkon një trim

të pijë një ujë në burim

e të presë kaleshen-ë

të bukurën si atë

pa ia merr këngës trimi

dridhet uji i burimit

do një grua dhe ai

ta mbledhë në shtëpi

ta mbajë atë si zotëri

derën hapur për miqësi

sofrën shtruar plot e përplot

kalamaqër mot për mot

eh ç’valon kënga për grua

gjeli e trimi në krua

xhanet shkrumb o moj nga malli 

shokë bashkuar nga halli

Dhj 18

e pres bandillin më të errur,

hap të gjatë e pushkën ngrehur

tek kalon mbi vreshtën tënë

harron të ma bënj me shënjë?

a të dal në oborr vallë?

a të pres gurin stërrall

një shkëndijë të më nxjerrë

a në penxhere të më bjerë

a të pres flladin e darkës

të shuajë thëngjijt e vatrës

mbase pret pulat të flenë

se po mori fjala dhenë

më coptuan e mjera unë

në dhe të gjallë më vunë

pres e pres e terri ra

shënjë nga bandilli s’ka

dal medemek gjer në katua

vërtitem ashtu në të shuar

 kerkoj bandill e bandill s’gjej

futem në shtroje e bie të fle

pas ca kohe çoç dëgjoj

edhe ngrihem të shikoj

mbase bandilli u kujtua

e vjen të më takojë mua

zbathur heshtur vidhem jashtë

bandilli me fqinjën bashkë

poshtë mënit kokolepsur

gjysma shtrirë, gjysma xheshur

mbyll derën e shkoj e shtrihem

në ëndërr me veten të zihem

Nën 9

erdhi ditë e bekuar

po mbushet sahati

t’i hip aeroplanit

të shkoj te jetëgjati

ai që më ka vluar

më pret si ujë i pakët

t’i hekuros këmishët

t’i gatuaj darkën

t’i pastroj shtëpinë

t’i mbaj nderin lart

t’i shtoj katandinë

femijët t’ia mbart

nuk e di moj motër

pse pret ky nga mua

tre javë vetëm parë

tre ditë të bashkuar

po ç’të bëj jam nuse

fisit do i mbaj nderin

aman zot më ndih

mend të mbaj burrin.

Nën 4
Je

Je i mirë kur s’je i keq,

Je engjull kur nuk je dreq

je i paqmë kur s’je luftarak

je gojëartë kur s’je marmarak

je kokëplotë kur s’e ke bosh

je i kthjellët kur s’je sarahosh

je i qartë kur s’turbullohesh

je i ëmbël kur nuk hidhërohesh

je mor je, po s’je për mua

si t’ja bënj që prapë të dua

Gus 18

me kerkove po s’me gjete

i shuar u shofsh nder vete

i re portes sa e shkunde

i re kokes e bere krunde

theve xhamat e shtepise

edhe tjegullat e catise

pa merove mblesen e gjore

se e conje ore per ore

te trokiste ne dere tene

mua t’me vlonte ne tyne

unje syte e vrenjte ballin

po askush s’ta qau hallin

se e dine qe e kishe  kot

se mua s’me merrje dot

ku je ti e ku jam une

une engjell ti zullum

ti macok e une flutur

ti i zi e une e dukur.

vertet bashke qeme nje here

po ish rrebesh, shi ne vere

mire ishte sa me s’ka

per ate pune ishe usta

po bandill vetem nuk me del

dua burre dhe per te djele

miredita te me thone

farefis edhe gjitone

jo te varen koken menjane

se ti u ke kapur mamane

nuk ke lene grua ne fshat

e vajze qe te hedhe shtat

e tani me dashke mua

ku te con mushka o i shuar

s’te marr gjer malet te sheshohen

edhe oret te shemtohen

se ka derr po ka dhe mushke

ka shpate po ka dhe pushke

se dhe vulehumbura Bleone

tha: ti mua nuk me meriton!

Qer 16

Se ç’më sollën një fustan

Të bukur që aman aman

Pa ç’më rrinte krëk në trup

Çupë për t’u pirë në kupë

Dukesha (ajo që jeshë)

Bojalleshë dhe sojlleshë

E bukur ndalu më mua

Misi s’më vinte as në thua

E vesha te dasma e Lejlasë

Se kishte kushërinjtë nga jashtë

Keshnë ardhur nga Gjermania,

Amerika dhe Greqia

Kërkonin nuse të mira

Punëtore dhe të dlira

Pa të bukura pa të reja

Të ëmbla si reshedija

» »