Etyd

këndon gjeli përmbi krua

se do që të marrë grua

do të ketë qymezë e tija

edhe zocka pikëllinja

foletë me koqe ve

lafsha t’i tundet me nge

ardhi koha të gëzonet

me pulat të trashëgonet

aty pari shkon një trim

të pijë një ujë në burim

e të presë kaleshen-ë

të bukurën si atë

pa ia merr këngës trimi

dridhet uji i burimit

do një grua dhe ai

ta mbledhë në shtëpi

ta mbajë atë si zotëri

derën hapur për miqësi

sofrën shtruar plot e përplot

kalamaqër mot për mot

eh ç’valon kënga për grua

gjeli e trimi në krua

xhanet shkrumb o moj nga malli 

shokë bashkuar nga halli

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.