Sëmurë

më the je i sëmurë

buzët të janë derdhur

ethet të kanë shkundur

sa një grusht je mbledhur

në krevat po dergje

nën velenxë rënkon

në këmbë nuk ngrihe

dot mua s’më takon

mërzite edhe ankohe

çudite mëhallën

po mirë a derëbardhë

se do t’ia gjejmë anën

do pres që të shërohe

se fajin s’ta ka flama

që bredh lule më lule

e bëhe për mballoma

2 Përgjigje

  1. akll thotë:

    hehe, s’e paskësha parë unë këtë…u shërua mavriu apo ra dëshmor i luleve?

  2. blete thotë:

    ne mes te rruges eshte akoma, po do te bjere deshmor me duket.

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.