tek bëhem gati për udhë

erdhi ditë e bekuar

po mbushet sahati

t’i hip aeroplanit

të shkoj te jetëgjati

ai që më ka vluar

më pret si ujë i pakët

t’i hekuros këmishët

t’i gatuaj darkën

t’i pastroj shtëpinë

t’i mbaj nderin lart

t’i shtoj katandinë

femijët t’ia mbart

nuk e di moj motër

pse pret ky nga mua

tre javë vetëm parë

tre ditë të bashkuar

po ç’të bëj jam nuse

fisit do i mbaj nderin

aman zot më ndih

mend të mbaj burrin.

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.