Je i mirë kur s’je i keq,
Je engjull kur nuk je dreq
je i paqmë kur s’je luftarak
je gojëartë kur s’je marmarak
je kokëplotë kur s’e ke bosh
je i kthjellët kur s’je sarahosh
je i qartë kur s’turbullohesh
je i ëmbël kur nuk hidhërohesh
je mor je, po s’je për mua
si t’ja bënj që prapë të dua
7 Nëntor 2008 më 8:47 am
rrofsh o njeri. keto jane thjesht per t’u zbavitur une e akulli, e tashme edhe ti.
nuk jane gjera serioze…
7 Nëntor 2008 më 9:59 am
unë vazhdoj të zbavitem.
por janë më serioze se shumë shumë gjëra që kanë format serioz.
A.
Fan i përjetshëm i bletës.
Pikë.
8 Nëntor 2008 më 1:06 am
Akëll, ma jep edhe mua adresën e atij grupit të fansave të Blertës… nuk mund të mundoj
8 Nëntor 2008 më 1:08 am
E pashë që paskam bërë një gabim tek komenti i parë… doja të thoja: Nuk mund të mungoj.(PIKË :P)