më the je i sëmurë
buzët të janë derdhur
ethet të kanë shkundur
sa një grusht je mbledhur
në krevat po dergje
nën velenxë rënkon
në këmbë nuk ngrihe
dot mua s’më takon
mërzite edhe ankohe
çudite mëhallën
po mirë a derëbardhë
se do t’ia gjejmë anën
do pres që të shërohe
se fajin s’ta ka flama
që bredh lule më lule
e bëhe për mballoma