Se ç’më sollën një fustan
Të bukur që aman aman
Pa ç’më rrinte krëk në trup
Çupë për t’u pirë në kupë
Dukesha (ajo që jeshë)
Bojalleshë dhe sojlleshë
E bukur ndalu më mua
Misi s’më vinte as në thua
E vesha te dasma e Lejlasë
Se kishte kushërinjtë nga jashtë
Keshnë ardhur nga Gjermania,
Amerika dhe Greqia
Kërkonin nuse të mira
Punëtore dhe të dlira
Pa të bukura pa të reja
Të ëmbla si reshedija
Thoshin që fëmrat andej
Qenë nursëze e jo terbije
E nuk bënin hiç për nuse
S’qenë rritur me ujë pusi
Argaliseshin ditë e natë
Burrave u prishnin paratë
E kështu vajta në dasmë
Sytë poshtë e llërët jashtë
Mi nguli sytë amerikani
Që te porta i krisi xhani
Nuk se ishte yll me bisht
Dhe dhëmbët të vënë i kish
Po dhe i keq fare s’qe
Edhe kishte mall e gjë
Ashtu si thoshte Lejlaja
E kishin zili dynjaja
Vetëm shqip fliste çalë-çalë
Sikur përtypte një kile zall
Greku veshur tërë kuturë-
-hëm dantellë, hëm lëkurë-
vetull trashë e sy-bardhë
duart si brumë i ardhur
më premtoi fushë e male
pa c’kërcente edhe valle
Gjermani pa llafe shumë
Seç më fliste për ca punë
Ca biznese dhe ca plane
Prishur nga bota nallane
Që nuk ndreqej më kurrë
Burrin s’e linte të ish burrë
Fshati ynë veç qe mënjanë
I paprishur anë e mbanë
Sa i paqmë sa i qetë
Një parajsë e vërtetë
Vashat ishin si sorkadhe
Kokulur, e punë madhe
Vura buzën pak në gaz
Edhe ika gjithë maraz
Ç’më vajti fustani kot
Gjithë trushkulur kjo botë
Nga i fundit tek i pari
Jo, nuk i gjendet karari
Çoban, të marrsha të keqen tynë
N’daç për qejf e n’daç për punë
Buza të rri vetëm në gaz
Kënga të ndjek nga pas
Ashtu dhe unë si manare
Ja të marr, ja vdiqa fare.
17 Qershor 2008 më 6:40 am
hahahahhahahahaha!
do bëhesh çobankë, me tu mbylltë?