Kafeja

Në oborr kërcet kafeja

Një plakë dhe tri të reja

Një martuar, një e vluar

Një për burrë e dëshëruar

Edhe plaka është pa burrë

I ka vdekur që qëkur

Kthejnë filxhanin e kafes-ë

E lëçit Marua e Salihes-ë

Kur të vijë nga e vjehrra

Lëre ç’halle ka e mjera

Nuk i qeshi buza kurrë

Hëm me burrë, e hëm pa burrë

Ai sa i gjerë dhe i gjatë

Po nuk i rri stapi rehat

Nuk la keçe pa e ndjekur

Nuk la nuse pa e ndukur

Vetëm Marën nuk e prek

Thonë që e ka shumë zët

Se nuk ja do e jëma

E ç’ka a hëngërt tënja

Të mirë a të urtë e do

Punëtore si ajo

Prandaj ti e vluar vashë

Mos u merr më the të thashë

Edhe ti që pret për azgan

Shihi në fillim mamanë

Po e pate atë krah

Burri ta bëjë dhëmbin na

Për të ndarë s’të ndan më

Edhe të lë mall e gjë

Po kur vjehrra nuk të do

Burri bëhet kalama

Erdhi Marua shoqeni

Për lëçitje qasuni

Në oborr kërcet kafeja

Një plakë dhe tre të reja

Edhe Marua unjur mbi tra

Lexon fate e për vete s’ka

5 Përgjigje

  1. akvll-naja thotë:

    pupupu Maro mavrija…
    vrojtim i mirë.

  2. i vujtmi e i pervujtmi (alias i pervelumi) thotë:

    keq me burre e keq pa burre
    keq te mos martonec kurre…

    PS po c’ju duhet o goca, po pse e hani ate tek… rrini mi se jeni mire e nuk e dini… pysni te vujtmin po ju them…

  3. blete thotë:

    edhe ty nuk te do vjehrra?

  4. linda thotë:

    blete, me ke lene pa goje…
    je e mrekullueshme. hugs and kiss and hugs prape, o flori.

  5. blete thotë:

    lol
    kisses gjithashtu…
    ky blog eshte per qejf, e per te shfryre ato qe alteregoja moderne nuk i shfryn dot. mos e merr shume seriozisht…
    hugs prape…

Shkruaj një koment



Kujdes: Komentet moderohen, prandaj dhe postimi i komentit tuaj mund të vonohet. Mos e dërgoni të njëjtin koment dy herë.