Komshija pardje më tha
U rrite për marshalla
je gati për t’u martuar
Vjehrrë për të pleqëruar
Pa kam një trim mustaqelli
dhëmbë rruazë e sy-ulli
Derë soji punë e madhe
dhomat për të hedhur valle
Epo mirë - thashë unë
Shoqet bënë të njëjtën punë
E më lanë vetmuar-ë
Shtatë male kaptuar-ë
keshtu thashë të pranoj
e në punën time të shkoj